Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Joe Keery merr vendin e parë në Spotify, Swift zbret nga froni

Lapsi.al 4 January 2026
Joe Keery merr vendin e parë në Spotify, Swift zbret nga froni

Aktori i serialit “Stranger Things”, Joe Keery, ka arritur të marrë vendin e parë në Spotify, duke ia rrëmbyer pozicionin kryesor Taylor Swift-it gjatë fundjavës.

Keery, i cili publikon muzikë nën emrin artistik DJO, u ngjit në krye të renditjes falë një vale të madhe dëgjimesh nga fansat, pas publikimit të episodit final të serialit shumë të ndjekur.

Kënga e tij “End of Beginning”, pjesë e albumit “Decide” të vitit 2022, arriti të mposhte këngën e Taylor Swift “The Fate of Ophelia”, nga albumi i saj më i fundit “The Life of a Showgirl”.

Kënga e Swift kishte qëndruar në vendin e parë të Spotify për 78 ditë rresht, përpara se të zëvendësohej nga hiti i Keery.

Joe Keery dhe Taylor Swift janë njohur më parë personalisht. Aktori ka treguar se ata janë takuar në Electric Lady Studios në New York, ku Swift i kishte bërë një kompliment për këngën “End of Beginning”.

“Isha aty rastësisht të njëjtën ditë që ishte edhe ajo,” kishte rrëfyer Keery në vitin 2024 në The Spout Podcast. “Ajo më tha se e donte shumë këngën time. U habita totalisht dhe i thashë: ‘Si e ke dëgjuar këtë këngë?’”

Joe Keery ka nisur karrierën muzikore përpara se të bëhej i famshëm me “Stranger Things”. Ai është pjesë e grupit rock Post Animal dhe ka publikuar gjithsej tre albume solo nën pseudonimin DJO.

Kur u pyet për mundësinë e një bashkëpunimi me Taylor Swift, Keery u përgjigj me humor: “Ndoshta universi ka krijuar diçka… por nuk e di.”

Të këshilluara

Will Smith paditet për ngacmim seksual

Will Smith është paditur për ngacmim seksual, sipas një padie të depozituar në Los Angeles pak para Vitit të Ri, raportojnë dokumente gjyqësore të siguruara nga...

14:43

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI