Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Joe Jonas në një lidhje të re pas divorcit nga Sophie Turner

Lapsi.al 4 January 2026
Joe Jonas në një lidhje të re pas divorcit nga Sophie Turner

Joe Jonas ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale. Këngëtari i njohur është në një lidhje me modelen Tatiana Gabriela, më shumë se një vit pasi finalizoi divorcin nga aktorja Sophie Turner.

Sipas Us Weekly, dyshja ka filluar të shihet që në fund të verës së kaluar. Një burim për median amerikane ka bërë të ditur se Jonas tashmë ia ka prezantuar Gabrielën familjes, miqve dhe dy vajzave të tij, Willa (5 vjeç) dhe Delphine (3 vjeç), të cilat i ka nga martesa me Turner.

Joe Jonas dhe Tatiana Gabriela janë fotografuar së bashku më 1 janar në një park lojërash në Miami, ku shoqëroheshin edhe nga vajzat e këngëtarit. Sipas DeuxMoi, ata janë parë për herë të parë bashkë në shtator, duke pirë kafe në Los Angeles.

Së fundmi, Jonas ka tërhequr vëmendjen e fansave edhe në rrjete sociale, pasi ka pëlqyer dhe komentuar me një emoji në formë “drooling” një postim të Gabrielës në Instagram për Vitin e Ri, ku ajo shfaqej me një fustan të shkurtër ngjyrë ari. Reagimet e ndjekësve nuk munguan, duke spekuluar se kjo ishte një konfirmim i heshtur i lidhjes.

Joe Jonas dhe Sophie Turner u ndanë në shtator të vitit 2023 pas katër vitesh martesë dhe e finalizuan divorcin një vit më vonë. Aktorja e “Game of Thrones” është lidhur më pas me Peregrine Pearson dhe, sipas raportimeve të fundit, edhe me këngëtarin Chris Martin.

Në një intervistë të dhënë në maj 2025 gjatë një transmetimi në TalkShopLive, Jonas kishte pranuar se ideja për të dalë sërish në takime pas divorcit ishte e frikshme për të.

“Ishte shumë e frikshme dhe intimidues”, kishte thënë ai, duke shtuar se po rizbulonte kuptimin e dashurisë. “Dashuria merr forma të ndryshme. Ndonjëherë duhet thjesht të marrësh një hap besimi dhe të provosh sërish.”

Të këshilluara

Will Smith paditet për ngacmim seksual

Will Smith është paditur për ngacmim seksual, sipas një padie të depozituar në Los Angeles pak para Vitit të Ri, raportojnë dokumente gjyqësore të siguruara nga...

14:43

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI