Flash

Fansat shpërthejnë ndaj performancës së Cher në SNL

Lapsi.al 21 December 2025
Fansat shpërthejnë ndaj performancës së Cher në SNL

Fansat e “Saturday Night Live” besojnë se Cher nuk ka kënduar live gjatë performancës së saj në episodin e fundit të vitit, transmetuar të shtunën.

Ikona e muzikës pop, 79 vjeçe, ishte e ftuara muzikore e emisionit humoristik, ku interpretoi këngët “DJ Play a Christmas Song” dhe “Run Run Rudolph”. Megjithatë, shumë shikues vunë në dyshim nëse këngëtarja po këndonte live.

Në rrjetet sociale, veçanërisht në X (ish-Twitter), reagimet nuk munguan. Disa përdorues komentuan se mikrofoni i Cher shpesh ishte larg gojës, ndërsa vokali vazhdonte pa ndryshime, duke e bërë të dukshme lip-sync-un.

“Cher sapo bëri një nga lip-sync-ët më të këqij që kam parë ndonjëherë në SNL – gjë që, në një farë mënyre, e bën edhe më ikonike,” shkroi një fans. Një tjetër shtoi se performanca ishte “aq e dukshme, sa u bë dhe argëtuese”.

Megjithatë, jo të gjithë u shqetësuan. Disa shikues e mbrojtën këngëtaren, duke thënë se nuk ka rëndësi nëse ajo po këndonte live apo jo. “Kujt i intereson? Ajo është CHER,” shkroi një përdorues.

Performanca e Cher u krahasua edhe me incidentin famëkeq të Ashlee Simpson në vitin 2004, kur këngëtarja u ekspozua duke bërë lip-sync në “SNL”, pasi u luajt vokali i gabuar gjatë këngës së dytë.

“Ky ishte lip-sync-u më i keq në SNL që nga Ashlee Simpson,” komentoi një shikues, ndërsa të tjerë thanë se pas kësaj, publiku mund të jetë më i butë ndaj incidentit të Simpson.

Vetë Ashlee Simpson ka reflektuar mbi atë moment në një intervistë në vitin 2024, duke e quajtur një përvojë përulëse dhe mësim të rëndësishëm në fillimet e karrierës së saj.

Episodi i fundit u moderua nga Ariana Grande dhe shënoi gjithashtu largimin e Bowen Yang nga “Saturday Night Live” pas 7 sezonesh si pjesë e kastit.

 

Të këshilluara

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës!

Alis është fituesi i Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH. Formula e votimit për përcaktimin e fituesit ishte e ndarë në mënyrë të barabartë: 50% e pikëve...

09:35

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI