Flash

Berisha ultimatum Ramës nga Kavaja: Jep dorëheqjen, mos pengo hetimet

Lapsi.al 18 December 2025
Berisha ultimatum Ramës nga Kavaja: Jep dorëheqjen, mos pengo hetimet

Në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të PD dega Kavajë, kryetari i PD, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës kombëtare që do të organizohet të hënën më 22 dhjetor.

Berisha vlerësoi rolin e demokratëve të këtij qyteti në rrëzimin e regjimit komunist, dhe organizimin e lëvizjes antikomuniste, si ndër më të fuqishmet në Shqipëri në të cilën ra për të, për të mbetur i pavdekshëm heroi i parë i demokracisë shqiptare, Josif Buda.

“Ishit ju, qytetarët e Kavajës, që u bëtë mburojë dhe tmerr! Mburojë për forcat demokratike në Tiranë dhe tmerr për reaksionin që kishte, që kishte rrëmbyer armët kur u shemb monumenti i Enver Hoxhës dhe donin të ktheheshin në Tiranë me armë. S’guxonin. Nuk guxonin. Vetëm e vetëm se ishte Kavaja. Ishte postblloku i lirisë”, tha Berisha.

Më tej, ai i ka dhënë ultimatum Ramës që të mos pengojë drejtësinë që të hetojë hajdutët e qeverisë.

"Kam zgjedhur Kavajën ti jap ultimatum mos guxo, të mbrosh me votat e rrëmbyera hajdutët e qeverisë, sepse ne që në vitet 90 u ngritëm me një motiv të shenjtë për të mbrojtur lirinë, përsëri jemi në këmbë, përsëri jemi të gatshëm me motivin ja të vdesim ja të rrojmë për liri.

Ndaj dhe nga Kavaja i bëj thirrje mos pengo drejtësinë largohu nga pushteti. Je sjellë ndaj shqiptarëve si armiku më i egër në tërë historinë e tyre. Asnjë regjim nuk ka përzënë në 10 vite 1 mln e 100 shqiptarë vetëm në Shengen”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI