Flash

Të hënën ceremonia, Braho merr drejtimin e SPAK

Lapsi.al 18 December 2025
Të hënën ceremonia, Braho merr drejtimin e SPAK

Teksa Altin Dumanit i mbaron mandati 3- vjeçar në krye të SPAK, të hënën do të zhvillohet ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani tek kreu i ri i SPAK Klodian Braho.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar zhvillimin e ceremonisë së kalimit të detyrës nga kreu aktual, Altin Dumani, te Klodian Braho që do të zhvillohet në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK.

Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.

"Ceremonia e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK). Aktiviteti zhvillohet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI