Flash

“Jam e thyer”: Kim K flet për dështimin në provim e avokatisë

Lapsi.al 18 December 2025
“Jam e thyer”: Kim K flet për dështimin në provim e

Kim Kardashian u përball me më shumë pengesa sesa kishte imagjinuar në ditët para provimit të avokatisë.

Në episodin e 18 dhjetorit të emisionit The Kardashians, Kim shfaqet vetëm nëntë ditë para provimit, e mbingarkuar nga stresi dhe lodhja.

“Jam absolutisht gati të qaj, sepse është tmerrësisht rraskapitëse,” pranon ajo para kamerave.

“Dëm­tova shpinën dhe sa herë që mendoj se po ec përpara, diçka më tërheq pas. Ka kaq shumë pengesa dhe unë nuk jam tip që kërkoj keqardhje, por mbrëmë mendova: pse po më ndodh kjo?” u shpreh Kim.

Dëmtimi në shpinë e kufizoi edhe fizikisht, duke ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e saj emocionale. “Mezi ec, mezi ulem. Nuk e di pse kam kaq shumë probleme me shpinën,” tha ajo.

Kim u shpreh e habitur nga lodhja mendore, pavarësisht se ishte paralajmëruar se “të gjithë përjetojnë një krizë mendore para provimit të avokatisë”.

Në një moment emocional, Kim pranoi se nëse nuk do ta kalonte provimin, ndoshta nuk do ta provonte më.

“E dua shumë këtë dhe nëse nuk e kaloj, ndoshta nuk do ta marr më. Nuk do të kisha kohë për disa vite dhe pastaj do të isha më e madhe, me një kapacitet tjetër mendor,” u shpreh sipërmarrësja..

Megjithatë, pavarësisht dështimit në korrik, Kim theksoi se nuk po heq dorë nga ëndrra e saj. Në një postim në Instagram ajo shkroi me humor: “Nuk jam ende avokate, thjesht luaj një shumë të veshur mirë në televizion.”

“Gjashtë vite në këtë rrugëtim drejt ligjit dhe jam ende plotësisht e përkushtuar derisa ta kaloj provimin. Dështimi nuk është fundi — është karburant,” shtoi ajo.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI