Flash

Biznemeni Lulzim Masha tregon atentatin tek kodrat e liqenit në Tiranë

Lapsi.al 18 December 2025
Biznemeni Lulzim Masha tregon atentatin tek kodrat e liqenit në Tiranë

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’. Pronari i një shkolle private në Tiranë, Lulzim Masha, rrëfen me detaje momentet e tmerrit kur i shpëtoi atentatit të armatosur në Tiranë.

Në dëshminë e tij, ai përshkruan si u përball me rrezikun, pa pasur asnjë konflikt apo borxh me dikë, dhe falë një çasti të fatit, shpëtoi pa lëndime. Për këtë episod akuzohet se u angazhua vrasësi me pagesë Skerdi Tasi, i cili është kthyer në bashkëpunëtor drejtësie.

“Unë përdor një Benz ML prej shumë vitesh, po shkoja si zakonisht te shkolla kur dëgjova 2-3-4 krisma. Nuk e kuptova çfarë ndodhi, e pashë nga pasqyra që një djalë i gjatë po mbushte armën. Unë e ktheva makinën dhe thashë: ‘Çfarë ndodhi?’ Ai iku me vrap. Lajmërova policinë sepse pashë gëzhojat në vendngjarje. Nuk kam pasur asnjë konflikt me njeri apo ndonjë shqetësim. Zoti deshi që shpëtova dhe jam këtu sot të dëshmoj. Si i thonë, jetgjati nuk bëhet, jetë e shkurtër.

Isha vetëm në makinë, plumbat ishin nga krahu i shoferit tek tranversa e derës. Nuk e lidh dot këtë ngjarje me asgjë. Jam njeri i rregullt, nuk di kujt t’i vë emër, nuk njoh asnjë nga këta persona. Në trotuar, kur më qëlluan, ishin dy topografë që po masnin rrugën. Shumicën e rasteve shkoj me bashkëshorten në punë; atë ditë, si rrallë herë, isha vetëm", citohet të ketë dëshmuar Masha.

Masha gjithashtu thotë se atentatori ishte duke e pritur në një kthesë të fortë ku ulet shpejtësia. Ndër të tjera ai thekson se nuk i ka asnjërit borxh, as edhe një euro. Në dëshminë e tij Masha ka theksuar se Suel Çelën nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë. Sipas tij emrin e Suel Çelës e ka dëgjuar vetëm në televizion.

"Atentatori po më priste tek një kthesë e fortë ku ulet shpejtësia. Ai po rrinte te trotuari kur ecin njerëzit për vrap, sport. Nuk kam kujt as 1 euro borxh. Djali im, Adriani, ka bizneset e veta dhe një shkollë në Tetovë. Ditën e ngjarjes ai ishte këtu në Tiranë. Jetonte mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai është shumë i rregullt, nuk ka vese. Në dijeninë time, nuk ka pasur asnjë konflikt apo borxh, kurrë. Suel Çelën se njoh as, se kam takuar ndonjëherë, vetëm çfarë kam dëgjuar në TV”.

63-vjeçarit Lulëzim Masha iu bë atentat më 18 janar më 2022 teksa po lëvizte me automjetin e tij tip “Mercedez Benz ML”, ku në drejtim të tij u qëllua me armë zjarri pistoletë.

Administratori i shkollës “Wilson” kishte vetëm pak minuta që ishte larguar nga ambientet e punës dhe krejt i vetëm po zbriste nga Kodrat e Liqenit Artificial. Në afërsi të nënkalimit të Liqenit të Thatë u qëllua me tre plumba. Dy prej plumbave kapën në makinën e 63-vjeçarit. Pas ngjarjes autori u largua në këmbë./Shqiptarja.com

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI