Flash

VIDEO/ Rama "i prish" deklaratën Osmanit në Bruksel

Lapsi.al 18 December 2025
VIDEO/ Rama "i prish" deklaratën Osmanit në Bruksel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, që në tërësi do t’i hiqen në muajin janar. Por teksa po ndante këtë lajm nga Brukseli për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, në video është shfaqur papritur kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai e përgëzoi Osmanin për punën e bërë për heqjen e masave. “Kjo, kjo gruaja, ka qenë e jashtëzakonshme….Të vërtetën duhet me thënë”, tha Rama ndër të tjera, krahas një përqafimi që i dhuroi Osmanit.

Sipas Osmanit, në fund të samitit BE -Ballkani Perëndimor “u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës”, duke shpjeguar se “një pjesë e madhe hiqen sot dhe pjesa tjetër në fund të janarit”. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI