Flash

Apeli nuk ndryshon masat për vartësit e Ballukut

Lapsi.al 18 December 2025
Apeli nuk ndryshon masat për vartësit e Ballukut

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli dhe ai i KESH, Erald Elezi do të vijojnë të mbeten në arrest shtëpie pas vendimit të sotëm të Apelit të GJKKO. Apeli vendosi që të mos ndryshojë masat e sigurisë për dy vartësit e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Gjykata vendosi miratimin e vendimit të shkallës së parë.  Ndaj Belinda Ballukut rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tenderë për tenderin për Tunelin e Llogarasë, aferë kjo me vlerë 210 mln euro dhe për 7 lotet e Unazës së Madhe.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme kërkon nga Kuvendit heqjen e imunitetit, me qëllim arrestimin e saj. Në njoftimin zyrtar SPAK sqaron Belinda Balluku është marrë e pandehur për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Më 12 dhjetor Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë 5 me 3 që të rikthejë në detyrë numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku dhe ta kalojë çështjen në seancë plenare, më 22 janar, ku do të thërriten si palë të interesuara Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI