Flash

Shkaku thellësisht banal pse një tjetër 15-vjeçar u plagos sot me thikë

Lapsi.al 17 December 2025
Shkaku thellësisht banal pse një tjetër 15-vjeçar u plagos

Detaje të reja janë mësuar nga sherri mes dy të miturve në Sarandë, ku si pasojë mbeti i plagosur me thikë një 15-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në oborrin e një shkolle jopublike, ku një 13-vjeçar, me inicialet E.G., ka debatuar me 15-vjeçarin për shkak se i ka zënë rrugën.

Debati mes dy të miturve ka degraduar në përleshje fizike, pas së cilës 13-vjeçari ka nxjerrë një thikë nga çanta e shkollës dhe ka goditur 15-vjeçarin. Autori i dyshuar është larguar menjëherë nga ambientet e shkollës, ndërsa 15-vjeçari ka marrë një plagë në qafë.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët bëjnë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas njoftimit, policia ka shkuar në ambientet e shkollës, ndërsa 13-vjeçari vijon të jetë në arrati.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI