Flash

“Ky çoç ndjell”/ Berisha nxjerr videon e Ballës që këndon “Bella Ciao”

Lapsi.al 16 December 2025
“Ky çoç ndjell”/ Berisha nxjerr videon e Ballës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla që këndon (duke stonuar keq për të thënë të vërtetën) këngën e famshme të partizanëve italianë “Bella Ciao”.

Nuk dihet kur është bërë kjo video, por në pamje duket edhe kryetari bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Berisha e publikon videon në kuadër të situatës ku ndodhet zëvendëskryeministrja Belinda Balluku që në rrethet e ngushta thirret “Bela”.

“...dhe ky tani? Çoç’ ndjell…” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI