Flash

Kryeprokurori në Shkup jep dorëheqjen para seancës për shkarkimin e tij

Lapsi.al 16 December 2025
Kryeprokurori në Shkup jep dorëheqjen para seancës për

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni, pak para mbajtjes së seancës parlamentare ku ishte parashikuar shqyrtimi i propozimit të Qeverisë për shkarkimin e tij. Vendimin e bëri publik në një konferencë për media në Prokurorinë Publike, ndërsa dorëheqjen me shkrim tashmë ua ka dërguar institucioneve kompetente.

“Nuk është për shkak të punës sime jo-profesionale. Nuk është për shkak të mungesës së rezultateve. Por sepse, si prokuror shtetëror, kam folur hapur dhe publikisht për problemet dhe për mungesën e burimeve, sepse nuk kam ndërhyrë në të drejtën ligjore të prokurorëve për vendimmarrje të pavarur dhe të lirë”, tha Lupço Kocevski.

Kocevski theksoi se si në çdo raport të KE-së, edhe në raportin tjetër do të vendoset ky rast i paprecendentë ku politika e shkarkon një përfaqësues të gjyqësorit.

“Kërkesa për shkarkimin tim është një shembull i qartë për atë, që besoj, do të përfshihet në raportin tjetër, por, po largohem me kokën lart, por edhe me zhgënjim për shkak të mosrespektimit të dukshëm të parimeve mbi të cilat mbështetet shteti i së drejtës”, u shpreh ish-kryeprokurori.

Procedura për shkarkim ishte iniciuar në mbledhjen e Qeverisë më 9 dhjetor dhe sot duhej shqyrtuar dhe votuar, por në vend të kësaj, Kuvendi vetëm konstatoi dorëheqjen e kryeprokurorit.

Sipas arsyetimit të Qeverisë, Kocevski ka bërë gabime serioze profesionale në drejtimin e Prokurorisë Publike, duke cenuar efikasitetin dhe funksionalitetin e institucionit. Në dokumente thuhet se me “Udhëzimin e detyrueshëm” të datës 30 qershor 2024, ai dyshohet se ka tejkaluar kompetencat e tij.

“Dispozitat e udhëzimit për ndarjen e të dhënave mbi lëndët në procedurë kufizojnë autorizimet ligjore të prokurorëve publikë më të lartë dhe shkelin parimet e hierarkisë, subordinimit dhe pavarësisë”, thuhet në arsyetim.

Po ashtu, Qeveria pretendon se Kocevski ka lejuar nxjerrjen e informacioneve për lëndë gjyqësore nga Prokuroria Publike, pa ndërmarrë masa përkatëse.

Ndaj këtyre ndodhive ka reaguar opozita maqedonase e cila e ka cilësuar këtë vendim si një dëshmi tjetër për ndikim të politikës në gjyqësor.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI