Flash

Rama paralajmëron mbrojtjen e Ballukut/ Berisha: Jep dhe jetën, por jo Lubinë

Lapsi.al 16 December 2025
Rama paralajmëron mbrojtjen e Ballukut/ Berisha: Jep dhe jetën, por jo

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama “do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë”, duke iu referuar reagimit të kreut të qeverisë pas njoftimit të SPAK.

Në fund të reagimit të tij, Berisha iu drejtua qytetarëve duke thënë se populli do të thotë fjalën e tij më 22 dhjetor, kur PD ka njoftuar protestën e saj kombëtare në Tiranë.

“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë!

Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.

Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim."

Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?

Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI