Flash

Berisha: Agasi u arratis në Dubai, Çopjat lavatriçe e parave të AKSHI-t

Lapsi.al 16 December 2025
Berisha: Agasi u arratis në Dubai, Çopjat lavatriçe e parave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat ka lëshuar akuza në drejtim të AKSHI-it dhe drejtuesve të saj. Ai tha se paratë që vidheshin nga Mirlinda Karçanaj dhe Agasi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, i pastronin te grupi ‘Çopja’.

Ai tha se Agasi është njoftuar për operacionin dhe masën nga Vlora Hyseni, Rama apo Dumani.

“Ermal Beqiri dhe Ergysi janë në Dubai. Te çunat e Dubait. Motra e Agasit është drejtoreshë juridike te AKSHI, këta janë si familje aty. I rregullonte tenderat. Beqiri dhe Agasi kontrollonin të gjithë transaksionet e shqiptarëve nga pc i tyre. Kishin të gjithë data-baze të bandave kriminale. Paratë që praçkisnin në AKSH, Agasi, Beqiri, Frangu, përdornin si lavatriçe Çopjat, një njeriun e Francit. Kjo është e vërteta. Por e vërteta është se këto janë mandatet kryesore, por Agasi ka ikur nga Shqipëria i njoftuar, ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama ose nga Dumani. Këta kanë qenë njerëzit e besuar të tij, që kërcënonte bashkëpunimin e tij me Suel Çelën. Histori si këto nuk gjen dot as në romane dhe sa në filma. Është larguar koka tjetër e mafies, së kopshtit privat, Ermal Beqiri. Skam dijeni nëse janë bërë kontrolle në Surrel apo jo! Asnjë lajm! Është thirrur apo jo zonja Rama për t’u pyetur. Është e regjistruar Geron Meçe që i thotë bashkëbiseduesit; po, tenderat i përcakton zonja! Është e njohur ajo. Është thirrur apo jo, e imagjinoni vetë ju!, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI