Flash

Plagoset me armë zjarri "Gucci" i TikTok-ut (Dëshmia në polici)

Lapsi.al 16 December 2025
Plagoset me armë zjarri "Gucci" i TikTok-ut (Dëshmia në

Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i rrjetit social “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr 9 të qytetit bregdetar.

Ai ka marrë plagë në parakrah dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. Sipas deklarimeve mësohet se debati ka qenë banal për shkak të komenteve dhe sharjeve në TikTok.

Fabion Kuçi është personazh i skeduar edhe më herët për përplasjet virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me plagosjen e Fabion Kuçit, i cili njihet në rrjetet sociale me emrin ‘Gucci’. Ky i fundit dyshohet se është zënë në TikTok dhe më pas duket se ngjarja ka marrë të tjera përmasa live.

Në një lidhje live për News24, gazetarja Xhensila Kodra raportoi se gjatë dëshmisë së tij para policisë, ‘Gucci’ ka pohuar se me autorin e plagosjes, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale.

Kuçi rezulton i dënuar në Angli, ndërsa ka kryer dhe burg në këtë shtet.

‘Gucci’ ka pasur përplasje dhe me Kozak-un dhe me Xhemal Uka, i cilësuar si ‘Fire’ në rrjetet sociale. Kujtojmë se Xhemal Uka është shpallur në kërkim prej disa ditësh, për një ngjarje të rëndë që ndodhi në zonën e Freskut, që në zanafillë të saj ka sherret në rrjetet sociale.

Uka akuzohet se pak ditë më parë në zonë Freskut porositi rrahjen barbare të një 26-vjeçari që u dhunua me sende të forta dhe çekiç. Pas kësaj ngjarje u shpall në kërkim Huka, ndërsa u arrestua dhunuesi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI