Flash

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, nis hetimi për të riun

Lapsi.al 15 December 2025
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit,

Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 21-vjeçar, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 12 155 euro dhe disa shishe me verë.

Sipas njoftimit të policisë parat ishin të padeklaruara në organet kompetente. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. D., 21 vjeç, banues në Fier, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 12 155 euro dhe disa shishe me verë, të padeklaruara në organet kompetente. Materialet procedurale ndaj 21-vjeçarit iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI