Flash

Sulmohet dhe kërcënohet me vdekje një e mitur në Mitrovicë të Veriut

Lapsi.al 15 December 2025
Sulmohet dhe kërcënohet me vdekje një e mitur në

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë të Veriut, ku një vajzë e mitur është sulmuar fizikisht dhe është kanosur me jetë nga një person i dyshuar, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 14 dhjetor 2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Milan Shufllai”. Sipas informacioneve të para, viktima N.M., 17 vjeçare, derisa ishte duke shkuar tek shoqja e saj, është ndaluar nga i dyshuari, Dragutin Jaredic.

Burimet e besueshme të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari fillimisht i ka kërkuar viktimës që ta telefonojë të dashurën e tij, me qëllim që t’i thotë se “nuk kam asgjë”. Pas refuzimit të saj, situata ka eskaluar, ku i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur rëndë duke i thënë: “Do të të vras nëse nuk e telefonon të dashurën time”.

Si pasojë e sulmit, e mitura ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë–Jug, me numër protokolli 31297. Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar, i cili, në konsultim me prokurorin kujdestar të shtetit, ka iniciuar një rast penal për veprën “Lëndim i lehtë trupor”. Hetimet janë duke vijuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI