Flash

PS kujtohet të luftojë nepotizmin, Lindita Nikolla në krye të Komisionit të Etikës

Lapsi.al 15 December 2025
PS kujtohet të luftojë nepotizmin, Lindita Nikolla në krye

Partia Socialiste thotë se do të luftojë nepotizmin dhe klientelizmin në radhët e administratës publike. Dhe këtë do ta bëjë me një komision partiak.

Siç mëson Lapsi.al nga një burim brenda mbledhjes së grupit të PS-së, sot janë komunikuar edhe emrat e që do të jenë pjesë e këtij komisioni.

Drejtimi i është besuar Lindita Nikollës, ish-kryetares së Kuvendit e cila përloti deputetët e PS-së kur iu dha “lajmin e kobshëm” se po dorëhiqej për çështje shëndetësore dhe se do t’i përkushtohej familjes.

Jo vetëm që nuk ishte kështu, por Lindita tani ngjitet dhe në krye të “policisë politike” të PS-së për të luftuar nepotizmin. Në këtë komision janë gjithashtu edhe tre deputetë të rinj; Ermal Elezi, Erjo Mile dhe Kiduina Zaka.

Ironi më vete është edhe fakti se këta që vetë s’kanë bërë asnjë betejë politike për të qenë në Parlament, por janë bërë deputetë në sajë të nepotizmit dhe lidhjeve klienteliste me oborrin e pushtetit të Edi Ramës, tani do të luftojnë nepotizmin në administratën publike.

Draftin e Komisionit të Etikës e prezantoi ministrja e Antikorrupsionit, Adea Pirdeni, ndërkohë që e pranishme në atë mbledhje ishte edhe e pandehura Belinda Balluku, e cila u rikthye pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi deri më 22 janar vendimin e Gjykatës së Posacme për pezullimin e saj nga detyra si zv.kryeministri dhe ministre e Infrastrukturës. 

PS krijon "policinë politike" kundër nepotizmit, porositë e Ramës për deputetët

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI