Flash

Brukseli vlerëson goditjen e korrupsionit në nivele të larta: SPAK të jetë i pavarur

Lapsi.al 16 December 2025
Brukseli vlerëson goditjen e korrupsionit në nivele të larta:

Ministrat për çështjet evropiane kanë miratuar konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit, ku vlerësohet ecuria e shpejtë e vendit tonë në hapjen e të gjithë grupkapitujve. Por Brukseli i kërkon Shqipërisë"të sigurojë mbrojtje efektive gjyqësore dhe zbatim të qëndrueshëm të vendimeve të gjykatave", si dhe vlerëson goditjen e korrupsionit në nivele të larta.

Më poshtë qëndrimi i plotë për vendin tonë. 

10. Këshilli përshëndet progresin e rëndësishëm të arritur nga Shqipëria, i cili ka çuar në hapjen e të gjitha klasterëve të negociatave. Këshilli përshëndet planin ambicioz të qeverisë për mbylljen me sukses të negociatave të anëtarësimit dhe inkurajon të gjitha forcat politike dhe palët e interesuara të intensifikojnë përpjekjet dhe të punojnë së bashku për të siguruar përparim të mëtejshëm.

11. Këshilli rikujton rolin thelbësor të Parlamentit të Shqipërisë në debatin dhe miratimin e reformave të lidhura me BE-në, si dhe në garantimin që ato të bazohen në një proces gjithëpërfshirës, konstruktiv dhe transparent.

12. Këshilli nënvizon se përparimi në klasterin e themeleve (fundamentals) do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Këshilli inkurajon Shqipërinë të intensifikojë reformat në fushën e themeleve, veçanërisht për të përfunduar përmbushjen e kritereve të përkohshme (interim benchmarks) për kapitujt 23 dhe 24 mbi sundimin e ligjit, çka do t’i mundësonte Shqipërisë të fillojë mbylljen paraprake të kapitujve negociues. Shqipëria duhet gjithashtu të rrisë përpjekjet për përmbushjen e kritereve të mbylljes (closing benchmarks) në të gjithë kapitujt e negociatave.

13. Në fushën e themeleve, përfshirë shtetin e së drejtës, Këshilli vlerëson pozitivisht zbatimin e vazhdueshëm të reformës në drejtësi nga Shqipëria dhe nënvizon nevojën për të ruajtur integritetin dhe llogaridhënien e gjyqësorit, duke zbatuar standardet e larta të përcaktuara nga procesi i vetingut. Këshilli thekson rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe forcimin e mëtejshëm të qëndrueshmërisë të sistemit të drejtësisë ndaj ndërhyrjeve të brendshme apo të jashtme.

Këshilli rikujton gjithashtu rëndësinë që Shqipëria të sigurojë mbrojtje efektive gjyqësore dhe zbatim të qëndrueshëm të vendimeve të gjykatave. Këshilli përshëndet progresin e bërë nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e fton atë të ndërtojë më tej një bilanc të qëndrueshëm dhe të forcojë kapacitetet për adresimin e këtyre çështjeve.

Këshilli përshëndet rezultatet e mira të arritura tashmë nga SPAK dhe gjykatat e tij, përfshirë çështjet e korrupsionit në nivele të larta. Gjithashtu, Këshilli përshëndet bashkëpunimin e mirë me BE-në dhe agjencitë ligjzbatuese të shteteve anëtare, i cili duhet të vijojë, përfshirë bashkëpunimin në hetimet financiare. Këshilli riafirmon se forcimi i kontrolleve dhe konsolidimi i kapaciteteve për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së janë të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI