Flash

Përplasjet e Ramës me SPAK-un, ambasada amerikane takon Agron Shehajn

Lapsi.al 17 December 2025
Përplasjet e Ramës me SPAK-un, ambasada amerikane takon Agron Shehajn
Në një moment të tensionuar mes qeverisë dhe SPAK-ut, investimit më të madh amerikan në Shqipëri, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua sot me Agron Shehajn, një kryetar partie që ka dalë haptazi pro SPAK-ut. Në postimin në Facebook të ambasadës amerikane flitet me gjuhë diplomatike mbi takimin e Vanhorn me Shehajn. Diskutimi, sipas ambasadës, ishte për vizionin e Partisë Mundësia për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona”, ka shkruar Ambasada Amerikane në Facebook.

Megjithatë, ndonjëherë një foto flet më shumë se çdo deklaratë diplomatike. Në një moment përplasjeje të fortë mes qeverisë dhe SPAK-ut, përfaqësuesja e SHBA takohet me një nga zërat më të fortë publikë në mbështetje të drejtësisë së re. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI