Flash

Lista me 10 emrat e kandidatëve për Kushtetuesen nga presidenca

Lapsi.al 4 December 2025
Lista me 10 emrat e kandidatëve për Kushtetuesen nga presidenca

Dhjetë kandidatë kanë shprehur zyrtarisht interes për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që është krijuar pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja. Emrat janë publikuar nga presidenca, ku sipas procedurës, kandidatët do t’i nënshtrohen filtrit të vlerësimit profesional dhe moral nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i cili do të kryejë edhe pikëzimin për secilin prej tyre.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, tre kandidaturat me më shumë pikë i paraqiten Presidentit të Republikës, i cili më pas zgjedh njërin prej tyre për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Mes emrave që tërheqin vëmendje është ai i Naureda Llagamit. Pas humbjes në garën e hapur nga Gjykata e Lartë, ajo ka vendosur të rikandidojë, këtë herë në garën për Gjykatën Kushtetuese si kandidate e propozuar nga Presidenca.

Emrat:

1.Alaudin Malaj

2. Alban Toro

3. Alma Faskaj Vokopola

4. Arta Vorpsi

5. Brunilda Bara

6. Genci Gjonçaj

7. Jordan Daci

8. Lulzim Hamitaj

9. Naureda Llagami

10. Roland Ilia

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI