Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Rama e shpall shtetin gjysëm të paralizuar pa firmën e Ballukut

Lapsi.al 4 December 2025
Rama e shpall shtetin gjysëm të paralizuar pa firmën e Ballukut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që ai ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut, me vendim tw GJKKO.

Ai pranoi se shembulli i dhënë më herët për linjën ajrore me Kanadanë mund të jetë dukur “i tepërt”, por theksoi se qëllimi është të ilustrohet absurditeti i situatës së krijuar me pezullimin e Ballukut.

Rama shtoi se për shkak të pezullimit janë bllokuar një sërë procesesh, përfshirë marrëveshjen me Kanadanë për fluturimet ajrore, për të cilën qeveria po përpiqet të gjejë zgjidhje në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme. Por sipas tij, ky është vetëm një element i situatës së vështirë.

“U bë sebep një mik i mirë për ta bërë këtë komunikim me një mesazh që më shkruan e kuptoj shqetësimin tënd lidhur me precedentin e rrezikshëm që krijoni pezullimi i ministres, së nesër bëhet rrugë dhe prokuror dhe gjykatës të heqin kë të duan nga qeveria. Po ajo e linjës ajrore me Kanadanë mu duk pak e tepërt. Mbase është shumë e tepërt, por shembujt që unë sjell i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri,. Ndryshe nga cdo funksionar që mund të pezullohet, ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë vendim dhe të firmosë në emër të dikasterit. Sepse Kushtetuta ia jep atij dhe vetëm atij ministrit autoritetin ekskluziv të padelekueshëm tek askush tjetër. Prandaj pezullimi është absurd si koncept, sepse është bllokim i zinxhirit të vendimmarrjes që ministri mbulon. Ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore që po mundohemi ta zgjidhim me ministrinë e Jashtme. PO ja ta zëmë se e zgjidhëm, po me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë? PO me lejet e ndërtimit për investimet në energji të rinovueshme, në godina publikë që kanë kaluar në KKT por nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar si do ja bëjmë”, tha Rama.

Sipas Ramës punët e bllokuara për shkak se Balluku është e pezulluar do të shtohen edhe më tej. Ndaj sipas tij “çështjen e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese”.

“Nuk jam këtu të ndërhyj në punën e prokurorit apo gjykatësit në fjalë dhe as si dhe pse ata po merren me një dosje të një anëtari të qeverisë. Unë flas për ndërhyrjen brutale në përbërjen e qeverisë, për marrjen konkrete të kompetencave që kushtetua më jep mua në këtë rast”, u shpreh kryeministri.

Një përgjigje, Rama kishte edhe për ata që e kritikojnë pse nujk e heq ministre: Heqja e ministrit në këtë rast nuk e zgjidh këtë problem themelor, por do të krijonte do krijonte një problem themelor për të nesërmen, jo për mua, por për të nesërmen.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI