Flash

Berisha: Gjykata Kushtetuese nën presion të tmerrshëm

Lapsi.al 4 December 2025
Berisha: Gjykata Kushtetuese nën presion të tmerrshëm

Për kryetarin e PD, Sali Berisha, ministrja Belinda Balluku duhej të ishte arrestuar me kohë, pasi po prishin provat ditë e natë. Ndërkohë, sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese është nën një presion të tmerrshëm.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit në punimet e kësaj të enjteje, Berisha tha se Balluku ka administruar 12 miliardë euro, nga të cilat 10.3 miliardë janë zhdukur, ndërsa arrestimi do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte.

‘Ja ku e keni rrugën e Qafë Plloçës, ja ku i keni veprat. Shikoni rrugën e Ersekës. Shikoni rrugën e Arbrit’, theksoi Berisha.

Dhe përballë këtyre skandaleve, këtyre vjedhjeve të paimagjinueshme, përballë shkatërrimit të madh të materies kombëtare, rrënimit të vërtetë të ekonomisë... besoj e morët vesh që u kthyem ku ishim.

Për herë të parë në 32 vite, ekonomia mbahet nga kontributi i shtetit, jo nga ekonomia.

Ekonomia kontribuon vetëm 49 përqind të rritjes ekonomike. Sepse është në rënie të lirë.

Sepse droga dhe vjedhja po e shkatërrojnë atë.

Dhe tani, forca e ekzekutivit kundër pezullimit në një kohë kur ajo duhet të ishte prej kohësh e arrestuar sepse po prishin provat ditë e natë.

Sepse po zhdukin dokumentet ditë e natë.

Po, po.

Ka administruar 12 miliardë euro, nga të cilat absolutisht 10.3 miliardë janë zhdukur pa gjurmë, pa nam e nishan.

Ja ku e keni rrugën e Qafë Plloçës, ja ku i keni veprat.

Shikoni rrugën e Ersekës.

Shikoni rrugën e Arbrit.

Pra, para të gjitha këtyre, Gjykata Kushtetuese në një diktat të plotë dhe në presion të tmerrshëm, në vend që të hedhë poshtë shqyrtimin, siç hodhi poshtë shqyrtimin e 30 deputetëve, nuk e legjitimoi duke shkelur Kushtetutën, nuk hedh poshtë shqyrtimin e një mase të ligjshme që është e zakonshme në Europë dhe kudo.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI