Flash

Tre detajet që çuan në ekzekutimin e Mond Mëhallës në Elbasan

Lapsi.al 4 December 2025
Tre detajet që çuan në ekzekutimin e Mond Mëhallës

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Mondi Mëhallës alias Hyka në Elbasan, ku i “forti” nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, e qëlloi me 3 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend.

Spaho, njihet nga policia kriminale e Elbasanit si person me rrezikshmëri, pasi më parë është dënuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Vjedhje”, “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie”, “Mbajtje pa lejë të armë” dhe një plagosje që ka kryer në burgun e Fierit.

Lexo më tej: VIDEO EKSKLUZIVE e ekzekutimit në Elbasan/ Dyshimet e vrasjes për borxhet e pashlyera 

Nevzat Spaho, mbante kontakte shoqërore me një grup kriminal në Pogradec, që disa prej tyre janë të proceduar në Korçë dhe prokurorinë e Posaçme SPAK.

Hetimet e deritanishme, kanë zbuluar se Mondi Mëhalla dhe ortaku i tij në biznes Xhino Ago, disa kohë më parë i kanë dhënë rreth 10 makina, Marselo Aranit, i thirrur ndryshe si “Boli”.

Dhënia e automjeteve besohet se është kryer në kuadër të një marrëveshje shkëmbimi me një apartament në Tiranë. Por apartamentit mësohet se ka qenë disa herë i shitur e për pasojë, Mondi Mëhalla dhe “Boli” Marselo Arani, janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin.

Një javë para vrasjes, Mondi Mëhalla, është takuar me “Bolin” duke i kërkuar këtij të fundit të prishte marrëveshjen dhe kthejë automjeteve që kishin shkëmbyer, pasi sipas Mëhallës “Boli” e kishte mashtruar.

Palët kanë diskutuar që në këmbim të apartamentit, makinat të shkëmbeheshin me një sasi kokaine. Por debati mes tyre ka qenë i ashpër deri në pikën kur Mondi Mëhalla ka qëlluar disa herë me grushte, Marselo Arapin.

Situata më tej është ndërlikuar ku në sherr e sipër, të dyja palët kanë kanosur me vrasje njëri-tjetrin. Një javë pas këtyre kërcënime dhe konfliktit, në Elbasan në 30 Nëntor 2025 vritet me armë zjarri Mondi Mëhalla.

Ndërsa disa ditë më pas “Boli” Marselo Arapi dhe shoku i tij, Laçian, Armando Kola, janë shpallur në kërkim kombëtar.

Kujtojmë se Arani ishte me masë sigurimi “arrest në shtëpi” për shkak të problemeve me Drejtësinë në Elbasan, pasi pronat e tij janë sekuestruar për llogari të një hetimi që ka nisur kundër tij për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Burime policore flasin se Arani dhe Armando Hyka, kanë kontraktuar si vrasës me pagesë, të “fortin” e Prenjasit, Nevzat Spahon, i cili besohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt, Mondi Mëhallës.

Informacionet flasin se Nevzat Spaho, ka bërë një jetë mes tregtisë së drogës, lidhjeve me grupin e Pogradecit, gjobëvënieve, burgut dhe deri tek një plagosje të kryer brenda në burgun e Fierit./Elton Qyno Syri tv

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI