Flash

Berisha: Mogherini dha dorëheqjen, Lubinë e mbron kleptokracia

Lapsi.al 4 December 2025
Berisha: Mogherini dha dorëheqjen, Lubinë e mbron kleptokracia

Sali Berisha ka krahasuar standartin europian të dorëheqjes në rastin e Federica Mogherinit me standartin shqiptar të Belinda Ballukut që refuzon ta lëshojë postin e zv.kryeministres edhe nëse punët e qeverisë janë bllokuar për shkak të mungesës së ministrit të energjisë. Në një status në rrjetet sociale, Berisha fton qytetarët të bëjnë dallimin mes asaj që ndodh në Evropë dhe asaj që ndodh në Shqipëri për të dalë në përfundimin se Rama është i trembur nga e njëjta dosje, pasi në celularin e Ervis Berberit ka mesazhe të tjera që e përfshijnë edhe kryeministrin në aferat korruptive.

"Miq, pas ndalimit një natë në qeli për akuzën për korrupsion, nder të tjera edhe me Edi Ramën për abuzim me tendera disa milionë euro dhe lirimit të saj, Mogherini dha dorëheqjen nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian. Ky është standarti europian.

Kurse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen dhe jo që nuk shkarkohet nga Rama, por mbrohet prej tij mbasi SMS në telefonin e Visit provojnë se ajo dhe Rama janë një dhe të pandarë. Ky është standarti i bashkë-hajnisë në kleptokracinë e Tiranës" shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI