Flash

Atentati në Lushnje/ Breshëri kallashnikovi drejt rivalit të Aldo Bares

Lapsi.al 25 November 2025
Atentati në Lushnje/ Breshëri kallashnikovi drejt rivalit të Aldo

Rivali i njohur i Aldo Bares, Julian Sulo, i ka shpëtuar një atentati të mirëorganizuar në Lushnjë. Ai po lëvizte me automjet pranë spitalit të qytetit, kur persona ende të paidentifikuar i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari Sulo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e kallashit, të derdhur drejt makinës së tij, e kanë goditur në këmbë.

Autorët kanë qenë me makinë dhe kanë qëlluar në lëvizje. Pak minuta pas atentatit, mjeti që dyshohet se është përdorur nga sulmuesit u gjet i djegur në fshatin Lifaj, së bashku me armën e krimit që ata kishin braktisur në brendësi të tij.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të identifikuar autorët, të cilët u larguan pa lënë gjurmë. Ndërkohë, policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Njoftimi zyrtar

“Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në afërsi të fshatit Lifaj është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Kush është Julian Sulo?

Julian Sulo, i njohur dhe me nofkën “Juli Pashakos”, është një personazh i njohur për policinë. Ai është arrestuar më parë si i dyshuar për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por për shkak të mungesës së provave, u la i lirë. Sulo ka qenë ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, të afërm dhe miq të nipit të Bares, por ai ka mohuar çdo përfshirje para hetuesve.

Në të kaluarën, kundër Sulos është kryer edhe një tjetër tentativë për ta eliminuar. Ai është dhunuar rëndë me leva metalike, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e asaj ngjarjeje nuk u zbuluan kurrë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI