Flash

Dumani në Bruksel: Jemi kërcënuar nga media, politika dhe krimi i organizuar

Lapsi.al 24 November 2025
Dumani në Bruksel: Jemi kërcënuar nga media, politika dhe krimi i

Delegacioni Evropian në Shqipëri, përmes një postimi në “X”, ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar javën e kaluar në Bruksel ku i pranishëm ishte kreu i SPAK, Altin Dumani.

Takimi u zhvillua Qendrën e Politikave Evropiane, ku i pranishëm ishte edhe zëvendësdrejtori i njësisë për strategjinë dhe koordinimin e zgjerimit në DG ENEST, Giulio Vennerin.

Dumani gjatë takimit ka deklaruar se është kërcënuar nga media, politika dhe krimi i organizuar.

“Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh integritetin mbi cinizmin, dhe kur institucionet ndërtohen jo për rehati politike, por për shërbim publik. Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet.

Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar”, - ka thënë Dumani.

Të këshilluara

Vijon operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz

Identifikohet një nga personat e armatosur që fshihet brenda banesës që u rrethua nga policia në Orosh, Fushë Arrëz. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili ka kër...

18:18

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI