Flash

Berisha: Baxhanaku i Ramës fiton tenderat e AKSHI-t

Lapsi.al 24 November 2025
Berisha: Baxhanaku i Ramës fiton tenderat e AKSHI-t

Sali Berisha në "Foltoren" para kryeministrisë ka deklaruar këtë të hënë se droga e Edi Ramës ka marrë dhenë ndërsa theksoi se kreu i qeverisë krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit.

Sali Berisha i bëri thirrje të rinjve nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" se duhet të qëndrojnë në këmbë dhe të bashkuar për të shpëtuar vendin nga katastrova qeverisëse.

"Këto mesazhe janë një thirrje, një inkurajim i madh për ne të vazhdojmë këtë betejë me të gjithë guximi dhe fuqitë tona. Sonte para nesh folën disa të rinj dhe i përgëzoj për fjalët e shkëlqyera që mbajtën.

Atyre dhe çdo të riu shqiptar u rikujtoj se historia, koha thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset."-tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt në lidhje me inceneratorët. Berisha u shpreh se inceneratorët nuk ekzistojnë se paratë i kanë vjedhur Rama-Veliaj.

Kreu i PD, shtoi më tej se AKSHI është kopështi privat i Edi Ramës ku baxhanaku i tij fiton me dhjetëra tendera. Berisha tha se denoncimet janë të pafundme por atij s'i ndodh asgjë dhe vjedhjet e taksave të qytetarëve vazhdojnë.

"Është kopështi privat i Edi Ramës në të cilin baxhanaku i tij ka fituar me dhjetëra tendera. Çfarë i ka ndodhur atij? I denoncuar me dhjetëra herë, nuk i ka ndodhur asgjë, përkundrazi vazhdon të vjedhë taksat tuaja."-tha Berisha.

Denoncimet dhe deklaratat e Sali Berishës duket se janë si ato të zakonshmet, pa diçka të re, ndërsa qytetarët masivisht e kanë refuzuar.

Të këshilluara

Vijon operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz

Identifikohet një nga personat e armatosur që fshihet brenda banesës që u rrethua nga policia në Orosh, Fushë Arrëz. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili ka kër...

18:18

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI