Flash

“Pazar me jetën e djalit tonë”, Familja Toshkëzi akuzon gjyqtarët dhe prokurorin

Lapsi.al 24 November 2025
“Pazar me jetën e djalit tonë”, Familja Toshkëzi

Familja Toshkëzi ka reaguar edhe një herë me një reagim publik kundër treshes së gjyqtarëve të gjykatës së Apelit Brikena Ukperaj, Marsela Pepi dhe Dritan Hasani, të cilët ulën me 6 vite dënimin e Aksel Hoxhës. Ky i fundit mbrëmjen e 19 prillit 2023, vrau 20-vjeçari Stiven Toshkezi.

Më 18 nëntor 2025. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë dha dënoi Alsel Hoxhën, me 12 vite burg duke i ulur 6 vite.

”Manipuluan drejtesine ne kembim te parave. Pazarxhinjte e apelit po mbrojne Arber Murataj, djalin e Admir Murataj i njohur per grabitjen e famshme te Rinasit” ngre zërin familja.

Familja denoncon manipulimin e dosjes nisur që në gjykatë të shkallës së parë nga prokurori Albert Demirneli, të cilin e akuzojnë se është munduar të fshehë faktet për të lehtësuar autorin.

Denoncimi publik 

Me date 18 Nentor 2025 gjyqtaret e korruptuar te GJykates se Apelit :

BRIKENA UKPERAJ

MARSELA PEPI

DRITAN HASANI

Ma vrane djalin per here te dyte duke ndryshuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare nga 18 vjet heqje lirie per autorin, ne 12 vite burg.

Treshja e demoneve te Apelit

BRIKENA UKPERAJ

MARSELA PEPI

DRITAN HASANI

Manipuluan drejtesine ne kembim te parave. Pazarxhinjte e apelit po mbrojne Arber Murataj, djalin e Admir Murataj I njohur per grabitjen e famshme te Rinasit dhe Enzi Mazen babai I te cilit eshte emer I njohur ne gjykata e prokurori.

Neshat Shahin Maze punon si ekspert ligjor ne Gjykaten e Apelit, Gjykaten e Shkalles se pare, Gjykaten e Larte etj…. Me pak fjale I njeh mire gjykates e prokurore dhe po ndikon drejtperdrejt ne manipulimin e kesaj dosje.

Enzi Maze ishte bashkepunetor ne vrasje ate nate, por sot fal njohjeve te babait te tij, ai vazhdon studimet I qete ne Hollande. Pra me leket e krimit Gjyqtarja Ukperaj ka shitur ceshtjen duke u bere pale me krimininelet.

Por manipulimi I dosjes ka filluar qe ne Gjykaten e Shkalles se pare nga prokurori dallaveraxhi Albert Demirneli I cili ka bere nje dosje te turpshme , ku heq e ve detaje sipas qejfit, fsheh prova e ndryshon deshmite nga fleta ne flete, te cilat beheshin per te lehtesuar vrasesin .

Ai arrin deri aty sa ne konkluzionet perfundimtare thote qe nxjerrja e mjetit preres[thike] eshte bere nga viktima e vepres penale dhe vrasja ka ndodhur aty per aty, pasi ky I fundit ka sulmuar te pandehurin Aksel Hoxhaj.

Por autori I krimit e ka pohuar vet qe thiken e kishte me vete ate nate sepse do hapte kutite e kremrave meqenese babai i tij ka nje dyqan kozmetike.

Aksel Hoxha eshte kapur me thike ne xhep dhe ne moshen 17 vjecare nga nje operacion rutine I policiese. Kete fakt prokurori u mundua ta fshihte duke I thene oficerit te policies Igli Molla qe eshte detaj pa vlere. Prokurori Demirneli eshte munduar te fshehi fakte per te lehtesuar autorin te cilin e quan qytetar model.

Nuk e di nese Gjyqtarja Ukperaj do jepte 12 vite burg per vrasesin , nese viktima do ishte djali I saj I vetem. Vetem nene nuk quhet kjo kriminele me shkolle magjistrature. Pasi dha vendimin pa ju dridhur qerpiku me shikonte nga dritarja e gjykates teksa therrisja ‘’ Tani e kuptoj pse i vrasin gjyqtaret, te lumte dora Elvis Shkembi!

Të këshilluara

LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “R...

23:16

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI