Flash

Berisha nga 'foltorja' flet për prapaskenat e takimit 7-orësh Rama-Balluku

Lapsi.al 24 November 2025
Berisha nga 'foltorja' flet për prapaskenat e takimit

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në foltoren e radhës me demokratët përpara kryeministrisë. Berisha rrëfeu dhe prapaskenat mes Ramës dhe Ballukut javën që shkoi në kryeministri pasi Ballukut iu vendos masa e pezullimit nga detyra prej GJKKO-së.

Berisha thotë se Rama i ka kërkuar asaj dorëheqjen, por zv.kryeministrja ka refuzuar duke thënë se edhe Rama ka mesazhe në dosjen e tunelit të Llogarasë, drejtuar ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit.

Berisha: Ka ndejtur këtu 7 orë por fjala e popullit 100% e vërtetë. Muret kanë veshë. Çfarë ndodhi? I tha të japë dorëheqje, nuk jap tha. Jo. Sepse pastaj do shkoj në burg. Rama i thotë, dhe kjo aludon se nuk më del zot. Por ç’tu bëj mesazheve tha Rama. Por mesazhet thotë kjo, në dosje janë shumë më të këqija se të mijat. Mesazhet që i ke dërguar Evis Berberit. Tregojnë se ke diktuar çdo gjë. Mbi 60 mesazhe. Gjatë debatit, i tha të shkojë qeveria në GJK. Jo i tha ky, nuk shkoj dot, do shkosh vetë, si përfundim sot ka dërguar Rama në GJK.

Ai që mendon se Edi Rama e bën për njerëzi ndaj Lubisë, mendon budallëk. E bën për veten e tij. Sepse vetë nuk shkonte dot, nuk ka pasur kombi një hajdute më ordinere se Lubia Balluku, por në Ankara nuk shkonte dot për tunelin e Llogarasë. E mori Rama me vete. Në Ankara, pazaret i bëri Rama. Ajo merr pjesën e vet. Por Edi Rama është në Ankara dhe i Llogarasë dhe i aeroportit të Vlorës, edhe i djegësve. Lista e tyre nuk ka fund. Morali i tyre është i shpëlarë. Imagjinoni, kanë vjedhur dhe nuk largohen. Jo thotë. Do i largojmë. Këtë vend nuk e kemi zgjedhur kot. 

Të këshilluara

Vijon operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz

Identifikohet një nga personat e armatosur që fshihet brenda banesës që u rrethua nga policia në Orosh, Fushë Arrëz. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili ka kër...

18:18

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI