Flash

Një javë nga masakra në Rinas, policia ende pa prova për autorët

Lapsi.al 19 November 2025
Një javë nga masakra në Rinas, policia ende pa prova për

Një javë pas atentatit në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe pas disa ditësh në spital ndërroi jetë edhe miku i tij agjent i Agjensisë së Mbikqyrjes policore Muçi Shaljani, hetimet e policisë dhe të prokurorisë mbeten ende pa një drejtim të qartë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, pavarësisht verifikimeve të kryera në vendngjarje dhe marrjes në pyetje të disa personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, deri më tani nuk është siguruar asnjë provë që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Deri më tani hetuesit kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë si dhe gjurmët e mbetura në vendngjarje, por rezultatet nuk kanë prodhuar të dhëna të vlefshme. Kjo pasi edhe autorët kenë vepruar me profesionalizëm, duke shmangur lënien e provave të drejtpërdrejta.

Policia është përqendruar tek grupet kriminale në Nikël dhe në Fushë-Krujë si të dyshuar për atentatin nga ku dyshohet të jetë dhënë edhe urdhri për shkak të përplasjeve të vjetra mes grupeve rivale.

Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit bashkë me Muçi Shaljanin sapo u kthyen nga Spanja kur iu zu pritë në Rinas. Për të verifikuar lëvizjet e tyre autoritetet shqiptare i kërkuan infrmacion Spanjës nëse mund të siguronin ndonjë ttë dhënë të vlefshme. Por deri më tani hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende pergjigje prej tyre.

Pas atentatit në Krujë u zbulua një banesë e kthyer në një bazë të tërë armatimi, ndërsa në kërkim u shpall poseduesi Ylli Zalla. Dyshimet e hetuesve janë se prej andej mund të ketë lëvizur automjeti Toyota i atentatorëve, por pa pasur sërisht prova konkrete për fajësi.

4 autorët, 3 prej të cilëve dolën nga makina dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi ishin nisur nga zona e Krujës para se të kryenin vrasjen, nga dhe u larguan sërish pasi kryen krimin.

Në fshatin Halil ata dolgjen makinën bashkë me 4 armët e zjarrit brenda, por edhe ekspertiza balistike e tyre nuk ka nxjerë prova të rëndësishme, për shkak se armët ishin të dëmtuara nga zjarri.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI