Flash

Liev Schreiber dërgohet me urgjencë në spital l

Lapsi.al 19 November 2025
Liev Schreiber dërgohet me urgjencë në spital l

Aktori i njohur Liev Schreiber është dërguar me urgjencë në spital pas një shqetësimi të pazakontë shëndetësor që e goditi të dielën, raportoi TMZ.

Aktori i “Ray Donovan” raportohet të ketë përjetuar një dhimbje koke të fortë, pas së cilës mjeku i tij i ka kërkuar menjëherë të paraqitet në spital.

Sipas burimeve, Schreiber ka kaluar natën në një spital në New York, ndërsa të hënën mjekët i kryen një sërë analizash.

Megjithëse ende nuk dihet shkaku i dhimbjes së papritur të kokës, burime për TMZ thanë se aftësia e aktorit për të ecur dhe folur nuk ishte prekur.

Ky nuk është episodi i parë i çuditshëm shëndetësor për aktorin. Schreiber ka treguar më herët se në vitin 2024 u diagnostikua me një gjendje të rrallë të quajtur amnezi globale e përkohshme, ndërsa ishte në Broadway me shfaqjen “Doubt: A Parable”.

Gjatë një interviste në “Late Night with Seth Meyers”, ai tregoi se gjithçka nisi me një dhimbje koke të fortë në dhomën e zhveshjes.

“Ndjeva që diçka nuk ishte aspak normale,” kujtoi aktori. Gjendja u përkeqësua kur ai nuk arriti të kujtonte emrin e bashkëpunëtores Amy Ryan dhe më pas harroi tërësisht tekstin e shfaqjes.

Ai u frikësua se po pësonte një goditje në tru, derisa mjekët e sqaruan se ishte një episod i përkohshëm, i cili zakonisht zhduket brenda 8–24 orësh.

Schreiber është i martuar me Taylor Neisen që nga viti 2023 dhe çifti ka një vajzë, Hazel. Ai ka edhe dy fëmijë të tjerë, Sasha (18) dhe Kai (16), nga marrëdhënia e mëparshme me aktoren Naomi Watts.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI