Flash

Dalin PAMJET/ I riu shqiptar rrahu për vdekje 58-vjeçarin grek pas sherrit në rrugë

Lapsi.al 19 November 2025
Dalin PAMJET/ I riu shqiptar rrahu për vdekje 58-vjeçarin grek pas

Mediat helene kanë publikuar pamjet e rrahjes brutale nga një shqiptar të një 58-vjeçari grek në lagjen Neos Kosmos të Athinës e cila çoi në vdekjen e tij. Pamjet tregojnë 29-vjeçarin me iniciale I.G. që godet personin tjetër pas një grindjeje për të drejtën e kalimit në rrugë. I riu shihet duke e ndjekur viktimën në një rrugë pa krye dhe duke e goditur atë. 29-vjeçari është akuzuar tashmë për “vrasje të paqëllimshme”.

Ai pritet të nxirret para një gjykate ku pritet të kërkojë një afat për të përgatitur mbrojtjen e tij. Në deklaratat e tij, avokati i 29-vjeçarit, tha ishin veprimet e viktimës që çuan në ngjarjen e rëndë.

Pas përplasjes për të drejtën e kalimit në rrugë, i riu e kishte goditur 58-vjeçarin me grusht dhe ishte larguar me motor për në një palestër pranë banesës së tij, por viktima e kishte ndjekur me makinë dhe pasi e kishte ndalur e kishte spërkatur me një spraj.

Në këtë moment shqiptari e ka goditur disa herë me grushta derisa 58-vjeçari humbi jetën. Avokati tha se ngjarja nuk do të kishte këtë fund tragjik nëse edhe viktima nuk do ta kishte sulmuar. Në fund ai shtoi se tha se megjithatë asgjë nuk justifikon marrjen e një jete.

Protothema shkruan se 29-vjeçari ishte arrestuar tre herë në të kaluarën, por burime të prokurorisë thanë se këto arrestime kishin të bënin me vepra penale që janë në nivelin e kundërvajtjes, për të cilat nuk parashikohet ndalimi i të akuzuarit.

Ka pasur një dëshmitar "kyç" që i kishte përshkruar policisë se si filloi përplasja midis autorit të krimit dhe viktimës. Sipas asaj që ai i tha policisë, incidenti filloi në rrugën Frantzis ku dy shoferët u grindën.

“29-vjeçari e goditi viktimën me grusht dhe incidenti dukej se mbaroi për një moment. Megjithatë, 58-vjeçari e ndoqi autorin e krimit. Sapo pa motoçiklistin e ri ai e thirri nga dritarja e SUV-it të bardhë dhe më pas e spërkati 29-vjeçarin me sprej piperi .

58-vjeçari shtypi gazin dhe u nis të largohej, por 29-vjeçari e ndiqte nga afër. Disa minuta më vonë, autori i krimit e bllokoi në rrugën pa krye “Soulier”, ku e rrahu për vdekje.

"Ai vjen këtu rreth orës 4:15 dhe i tregon dikujt nga palestra se gjysmë ore më parë ndodhi diçka pranë Frantzis me një shofer makine.

U grinda diku në rrugë, dikush më preu rrugën me një motor. I thashë "do të më vrasësh" dhe ai më tha "ik mor idiot".

Isha pak i irrituar dhe e godita me grusht në fytyrë. Personi tjetër kërkoi falje dhe kur dëgjoi faljen, u qetësua, e la dhe iku.

Dhunoi për vdekje shoferin grek/ 29-vjeçari shqiptar: Nuk do e

Ai erdhi këtu, u ul për një çerek ore. Ai po bënte shaka me disa njerëz këtu në palestër, dhe pasi u qetësua, u ngrit për të ikur.

Ai doli jashtë dhe hipi në motorin e tij. Personi tjetër kishte parkuar nën pemë dhe po e priste. Sapo e pa u dëgjua një zhurmë fëshfëritjeje dhe ai erdhi me makinë pranë tij dhe e spërkati.

Ai mbante një kaskë, por e kishte hequr tashmë dhe spërkatja nuk zgjati shumë. "Dil nga makina, tha "hajde, të të them diçka". U afrua, te dritarja, dhe e spërkati. "Më spërkati me sprej", më tha ai dhe filloi ta ndiqte me motor. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI