Flash

Vrau djalin pas konfliktit banal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 74-vjeçarin

Lapsi.al 16 November 2025
Vrau djalin pas konfliktit banal, Prokuroria e Tiranës dërgon në

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Hekuran Gjoni për ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 70/c i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.796 të vitit 2025 rezultoi se më 01.02.2025, shtetasi Hekuran Gjoni, për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Gjoni dhe në konflikt e sipër e ka qëlluar me mjet prerës dhe si pasojë e plagës së marrë në ijën e majtë, ka gjetur vdekjen.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Hekuran Gjoni shpjegoi se atë ditë kur është ulur për të ngrënë bukë djali u ul po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë. Ai është ndjerë keq dhe në një moment është acaruar dhe e ka qëlluar me shpullë në fytyrë. Më pas sipas tij, djali A.Gj, e kapi nga rrobat, dhe i ka thënë mos i gjuaj. Në këtë moment, ka ndërhyrë vajza e cila i ka thënë pse sillesh me babain kështu, dhe djali i ka dhënë asaj një të shtyrë të fortë, duke e rrëzuar përtokë. Në këtë moment ai është acaruar shumë, ka kapur thikën e bukës që ishte në tavolinë dhe e ka goditur djalin e tij një herë në bark (ije).

Nga hetimi rezultoi se në trupin e kufomës nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme u konstatua një plagë prerëse shpuese depërtuese në anën e majtë të gjoksit, shoqëruar me çarje të mushkërisë së majtë, cipës mbështjellëse së zemrës në anën e majtë të majës së saj si dhe plagë prerëse në gishtat e të të dyja duarve. Shkaku i vdekjes së shtetasit A.Gj. është shoku i rëndë traumtaik hemoragjik.

Nga sa më sipër, personi nën hetim shtetasi H.Gj. janë konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga neni 79/c të K.Penal, në dëm të djalit të tij të ndjerit A.Gj.

Të këshilluara

Si do të jetë moti në fundjavë

Këtë të shtunë, 15 Nëntor, moti në Shqipëri parashikohet i kthjellët. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat do ...

08:04

Shpërthim me tritol në Kamëz

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnatës së të premtes në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz. Raportohet se tritoli është vendosur në pjesën e...

11:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI