Flash

Raportet e burgut: Gilmando Dani i rehabilituar dhe i parrezikshëm

Lapsi.al 15 November 2025
Raportet e burgut: Gilmando Dani i rehabilituar dhe i parrezikshëm

Gazetarja Lindita Çela, e ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, zbuloi se viktima e atentatit në Rinas, Gilmando Dani, në raporte ishte “i rehabilituar dhe i parrezikshëm”.

“Të gjitha raportet e Drejtorisë së Burgjeve e përshkruanin viktimën si njeri totalisht të rehabilituar dhe të parrezikshëm. Dhe unë e besoj totalisht. Nuk kam pikën e dyshimit te kjo pikë. Unë po ngre dyshimet e mia për faktin se si është emëruar një person në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ku agjencia vetë thotë që ka rregulla të caktuara, ka filtra shumë të caktuara, dokumenta të cilat duhet t'i përmbushë”, tha Çela.

“Kam tre ditë që ngre pikëpyetje dhe akoma s'kam marrë përgjigje në lidhje me këtë. Pastaj themi sa përmasa ka marrë krimi i organizuar. SPAK vetë deklaronte që ka në hetim një numër të konsiderueshëm policësh, nga raportimet apo edhe nga nga komunikimet në Skype, ku ka edhe prokurorë”, shtoi gazetarja.

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në Kamëz

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnatës së të premtes në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz. Raportohet se tritoli është vendosur në pjesën e...

11:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI