Flash

Shqiptari vrau gruan dhe veten në Francë/ Familjarët: S'kishim dijeni për konfliktet

Lapsi.al 14 November 2025
Shqiptari vrau gruan dhe veten në Francë/ Familjarët:

Nëna e Andon Janaqit, i cili vrau bashkëshorten dhe më pas veten në Francë, ka reaguar për mediat. E pikëlluar dhe mes lotësh ajo pohon se nuk ishte në dijeni të konflikteve në çift që kanë çuar në ngjarjen makabre.

“Jam në një gjendje që s’di se ca ka bërë. Nuk e di se ça ka bërë djali aty. Ishin mirë dhe bukur. Më tha një nga Franca, mori në telefon; më tha mblidh mendjen yt bir. Ka vrarë nusen dhe veten. Nuk e di që të kishin konflikte. Nuk di. Evlat e kishte ajo (për krushkën), evlat dhe unë”, thotë duke qarë nëna e shqiptarit.

Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes Europe njoftoi policinë për dëgjimin e dy të shtënave me armë në adresën 101 Rue Général-Paulet. Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe gjetën trupat e një burri dhe një gruaje me origjinë shqiptare, të moshës 30 dhe 36 vjeç, si dhe një pushkë gjahu pranë tyre.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, hetuesit po e orientuan çështjen drejt pistës së vrasjes së gruas dhe më pas vetëvrasjes së autorit të dyshuar.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre nuk arriti të kthehej në shtëpi pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin që ndodhi tragjedia.

Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit ka bërë thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri.

“Unë dua që vëllanë ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte, se mamaja nuk ka me një rrogë lan borxhet, s’ka ç’bën vetë. Dua vetëm vëllanë ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër.

Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e morra vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua.

Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses”, u shpreh ajo.

Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), çifti shqiptar me origjinë nga Korça të cilët u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre në Francë.

Të këshilluara

Connect Albania Forum

Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit digjital dhe më 19 Nëntor kjo energji do të kulmojë në “Connect Albania 2025”, forumi më ambicioz rajona...

19:38

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI