Flash

Kodi i ri Penal, Lamallari mbledh avokatët: Kontributi juaj është i domosdoshëm

Lapsi.al 14 November 2025
Kodi i ri Penal, Lamallari mbledh avokatët: Kontributi juaj është

Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua sot tryeza e radhës konsultuese për draftin e Kodit të ri Penal, me pjesëmarrjen e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në fjalën e tij tha se nuk kemi të bëjmë me një proces të mbyllur, por me një proces të ndërtuar me transparencë, me gjithëpërfshirje, me debat profesional dhe me përfshirjen e ekspertizës më të mirë që Shqipëria ka në fushën e së drejtës.

“Drafti i ri ka synim të modernizojë politikën penale, të forcojë proporcionalitetin e dënimeve, të rrisë parashikueshmërinë dhe qartësinë dispozitive, t’i japë sistemit penal mjete efektive, të balancuara dhe moderne, harmonizohet me acquis communautaire dhe praktikat europiane, në përputhje me objektivin tonë strategjik të anëtarësimit në BE. Një nga shtyllat ku përqëndrohet drafti dhe ku kontributi juaj si aktorë të rëndësishëm të sistemit është thelbësor është grupi i veprave penale që lidhen me funksionimin e sistemi të drejtësisë, autoritetin e vendimeve gjyqësore, proceset gjyqësore dhe aktorët e tyre”, tha Lamallari.

Sipas tij forcimi i mbrojtjes penale të sistemit të drejtësisë nuk është në interes të institucioneve, por në interes të qytetarëve, të së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe të besimit publik te drejtësia. Pa një sistem gjyqësor që funksionon normalisht, me integritet dhe autoritet të padiskutueshëm, nuk ka siguri juridike, nuk ka ekonomi të qëndrueshme, nuk ka shtet të së drejtës, theksoi ministri mes të tjerash.

Ai çmoi rolin e avokatëve në këtë proces dhe kërkoi përfshirjen e tyre me kontribute reale.

“Avokatët janë një komunitet profesional tejet i rëndësishëm sepse ju shihni çdo ditë në praktikë çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon; hasni boshllëqe, paqartësi, disproporcionalitete dhe përballeni me realitetin e zbatimit të normës penale. Prandaj kontributi juaj nuk është vetëm i mirëseardhur, por i domosdoshëm. Ju jeni zëri i qytetarëve në sallën e gjyqit, jeni garantues të të drejtave dhe lirive, dhe keni perspektivën më të çmuar për të identifikuar problematika praktike të cilat një tekst ligjor duhet t’i parandalojë. Ne presim prej jush komente konkrete, propozime të argumentuara, sugjerime për balancimin e masave penale, shembuj krahasimorë dhe modele të praktikës më të mirë. E po kështu edhe dispozita të shkruara prej jush. Ky është kontribut real që vlen më shumë sesa komentet gjeneraliste. Çdo vërejtje e juaja do të merret në konsideratë, me transparencë dhe vlerësim maksimal. Objektivi ynë sot është që së bashku të qartësojmë dispozitat e draftit, të identifikojmë çështjet ku nevojiten riformulime, të diskutojmë harmonizimin me standardet europiane, të testojmë koherencën dhe proporcionalitetin e politikës së re penale, si dhe të rrisim cilësinë e tekstit përpara kalimit në fazën e finalizimit. Kjo tryezë është një moment kyç për të konsoliduar kapitullin penal të Shqipërisë dhe për të vendosur themele të qëndrueshme për dekadat e ardhshme”, tha ministri Lamallari.

Tryezat konsultative për draftin e Kodit të ri Penal do të vijojnë sipas kalendarit të dakordësuar më parë prej kur nisi ky proces.

Të këshilluara

Connect Albania Forum

Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit digjital dhe më 19 Nëntor kjo energji do të kulmojë në “Connect Albania 2025”, forumi më ambicioz rajona...

19:38

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI