Flash

"Idiot komplet. Po çfarë t’i them?", Rama revoltohet me qytetarin

Lapsi.al 14 November 2025
"Idiot komplet. Po çfarë t’i them?", Rama revoltohet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë nr. 2 në Tiranë, ku foli për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë.

Ai lexoi edhe një koment nga një qytetar në rrjetet sociale, ku i kishte shkruar: “Fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi”.

“Kam marrë me vete disa komente nga Facebook-u dhe është njëri që shkruan këtu ‘Fiks si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi’.

Kuptohet që sa të jenë këta tipa, komunizmi do jetë në pushtet. Idiot komplet. Po çfarë t’i them?

Këto dëgjesa, në Amerikë ku komunizmi nuk ka qenë asnjëherë, ndodhin shpesh”, tha Rama ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI