Flash

Vrasja në Rinas/ Ky është bashkëpunëtori i parë i atentatit ndaj Gilmando Danit

Lapsi.al 14 November 2025
Vrasja në Rinas/ Ky është bashkëpunëtori i parë i

Ylli Zalla është pronari i shtëpisë ku dhe forcat RENEA zbuluan gjatë orëve të fundit arsenalin e armëve të zjarrit dhe minave.

Zalla, dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në atentatin e përgjakshëm të 11 nëntorit në Rinas ku u vra me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij, Muçi Shaljani.

Deri më tani dyshohet se ky shtetas të ketë furnizuar me armë autorët e kësaj masakre. Gjithashtu, burime për mediat bëjnë me dije automjeti tip “Toyota” i i cili u përdor nga atentatorët ditën e ngjarjes dyshohet të ketë dalë nga banesa e Zallës

Në banesën në pronësi të shtetasit Ylli Zalla janë zbuluar armë automatike, mitralozë, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarr-përcjellës si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.

Konkretisht: 3 kallëpë tritol;

sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);

3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;

4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;

6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

Ky shtetas nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Në prill të 2014 ky shtetas ka rënë sërish në pranga dhe njihet në zonë si një person problematik, sa i përket përplasjeve me pronarët e fabrikës së çimentos, trafikut të drogës apo dërgimit të xhihadistëve në Siri.

Edhe në vitin 2011 këtij shtetasi ju gjetën dhe sekuestruan 166 kallëpe tritoli me nga 400 gramë secila, 10 mina kundratank, qindra fishekë dhe armë.

Njoftim i plotë i Policisë:

Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.

Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 11.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.

Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:

-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);

-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;

-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;

-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.

Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI