Flash

Rama pyetet për Ballukun: Shiu ka punën e vet, ne tonën...

Lapsi.al 13 November 2025
Rama pyetet për Ballukun: Shiu ka punën e vet, ne tonën...

Kryeministri Edi Rama u pyet në shkurt për çështjen ndaj Belinda Ballukut në SPAK. Rama i shmangu komentet duke deklaruar se nuk ka asgjë për të thënë për punën e SPAK.

“Si tha Loro Boriçi? Shiu ka punën e vet ne punën tonë. SPAK ka punën e vet, ne punën tonë. Nuk kam më asnjë koment.

Jetojmë në një sistem ku PS dhe askush tjetër me mua në krye i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësisë.

Njëlloj siç janë tërhequr një herë e një kohë njësitë koloniale nga territoret e tyre, jemi tërhequr edhe ne nga sistemi i drejtësisë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI