Flash

Departamenti Thesarit: Luftar Hysa ka dhënë intervistë (VIDEO momenti për Ramën)

Lapsi.al 13 November 2025
Departamenti Thesarit: Luftar Hysa ka dhënë intervistë (VIDEO

Departamenti amerikan i Thesarit ka zbuluar një detaj tejet interesant në njoftimin për Sanksionimin e organizatës së krimit "Hysa", me Luftar Hysën në krye.

Luftar Hysa, njeriu që dy vite më parë u prit në zyrën e Edi Ramës në kryeministri, përmendet si njeri që ka dhënë edhe intervista publike në media.

"Luftari, i vendosur midis Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në mediat publike si një anëtar kryesor i familjes Hysa, duke dhënë intervista publike mbi bizneset e familjes së tij në Meksikë dhe Evropë" - thuhet mes të tjerash në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit.

Kujtojmë se Luftar Hysa ka dhënë një intervistë në emisionin "Opinion", ku ka folur edhe për takimin me kryeministrin Edi Rama.

https://rumble.com/v4zbrru-luftar-hysa-pr-takimin-me-ramn.html

“Kam dashur ta takoj Edi Ramën për një histori shumë të bukur që më pëlqen ta ndaj me ty këtu. Unë kam një mikun tim të madh qëështë nga Anglia. Faktikisht nga Skocia dhe jeton në Londër. Dhe ky miku im e ka emrin Max Miligan. Unë kam jetu me atë në Peru për tre vjet. Dhe Mak, vëllai I tij ka qenë drejtor i SKY NEëS në Angli. Maksi është fotograf dhe bën libra. Bën fotografi dhe shkruan libra. Ka bërë libra për Perunë, Ganën, Bregun e Fildishtë, Islandën, Rumaninë dhe ky njeri njeri gjithmonë donte të bënte një libër për Shqipërinë dhe të promovonte turizmin. Në telefonin tim i kam të gjitha edhe mesazhet edhe bisedat me Maksin. Dhe unë duke kërku dhe duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt që mund ta mbështeste. Ramën e gjeta përmes një mikun tim gjerman, qëështë mik i mirë i Shqipërisë dhe unë jam krenar që e kam mik. Dhe çfarë kam fol me atë që të ndihmojë Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ai kishte ardh për punët e veta dhe tha “Hajde të të prezantoj kryeministrin” u shpreh asokohe Luftar Hysa.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në listë të zezë biznesmenin Luftar Hysa, 3 vëllezërit e tij si dhe rrethin e ngushtë të tij pasi akuzohen si të përfshirë në kartelin meksikan të drogës “Sinaloa”.

Sipas mediave të huaja zbulimi i tyre ka ardhur nga një operacion i përbashkët i qeverisë meksikane dhe Departamentit Amerikan të Thesarit të cilat zbuluan disa kazino dhe biznese të përfshira në operacione pastrimi parash të lidhura me kartelet e drogës.

Luftar Hysa gjatë intervistës në emisionin "Opinion"

Sipas zyrtarëve të Thesarit, Luftar Hysa, bashkë me vëllezërit e tij, Arben, Fatos dhe Fabjon Hysa kanë përdorur investime në biznese meksikane për të pastruar fitimet nga trafiku i narkotikëve dhe sipas tyre ky grup operon me miratimin e Kartelit Sinaloa.

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetas amerikan për të transportuar sasi të mëdha parash në dorë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara për qëllime pastrimi.

“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës,” deklaroi Nënsekretari i Thesarit, John K. Hurley. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI