Flash

Rama i gjunjëzohet Melonit: Nuk duam as votë, as veto, vetëm na fusni në BE

Lapsi.al 13 November 2025
Rama i gjunjëzohet Melonit: Nuk duam as votë, as veto, vetëm na

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë konferencës së përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni, se Shqipëria është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për anëtarësim në BE pa të drejtë vetoje apo vote, duke shpresuar që kjo të realizohet gjatë presidencës italiane në Bashkimin Europian.

“Jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane, nuk kemi asnjë mendje të vendosim veton, jemi gati të nënshkruajmë se mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian.

Do ishte shumë të kemi dy komisarë për të njëjtën vend pasi ne jemi i njëjtë. Jam i nderuar dhe mirënjohës për gjithë sap o bëjmë sëbashku dhe për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Nuk kam parë shumë gjëra historike në NATO por këtu sot është një ditë historike. Me këtë nivel mikpritjeje në këtë pallat kaq të bukur dhe këtë atmosferë kaq të bukur, nuk keni konkurent”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI