Flash

(VIDEO) Edi Rama filmohet duke bërtitur rrugëve të Romës

Lapsi.al 13 November 2025
(VIDEO) Edi Rama filmohet duke bërtitur rrugëve të Romës

Në një nga rrugicat e qeta të Romës, aty ku zakonisht dëgjohet vetëm zhurmën e motorinove, sot vinte jehona e një zhurme tjetër: zëri i Edi Ramës në kupë të qiellit. Kryeministri është filmuar në një moment nervozizmi duke shëtitur dhe duke bërtitur rrugëve, ndërsa komunikonte në telefon me dikë që, me shumë gjasë është një nga deputetët e tij bashkëkryetarë në komisione.

“Na keni kthyer një vit mbrapsht! Lëre gjumin! Ti je bashkëkryetar! Për ça je bashkëkryetar aty?”, dëgjohet të thotë Rama me tonin e acaruar, gati kërcënues të zërit.

Pamjet janë publikuar në profilin e Piranjave në rrjetet sociale, ndërsa nuk është ende e qartë me kë po fliste kreu i qeverisë, por komentet e videos më poshtë janë po aq interesante. "Te isha une do i thosha ik ore plere mos na caj trapin si shume" shkruan një prej komentuesve. Ndërsa një tjetër shton: "Palloshi gjat pa pik turpi mea rruges tu gerthit hajde kryeminister hajde"

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI