Flash

PAMJET/ Plumbat goditën edhe makinën e një të riu që priste nënën në Rinas

Lapsi.al 12 November 2025
PAMJET/ Plumbat goditën edhe makinën e një të riu që

Deputeti i PD-së, Besart Xhaferi, solli në emisionin “Now me Erla Mëhillin” një foto ekskluzive nga vendngjarja në Rinas, ku duket se plumbat e atentatorëve kanë prekur edhe një automjet “Passat” që ishte i parkuar aty pranë.

Sipas Xhaferit, automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit, ndërsa priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion që vinin në Tiranë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe 40 vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri.

“Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” – deklaroi deputeti Xhaferi. /Marrë nga Euronews Albania

Të këshilluara

Vlorë, zjarr në një banesë

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Isa Boletini” në Vlorës. Bëhet me dije se flakët kanë përshirë katin e dytë të banesës, por fa...

18:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI