Flash

Valon Ademi rrëfen si i ndanë aksionet me Behgjet Pacollin për aeroportin e Vlorës

Lapsi.al 12 November 2025
Valon Ademi rrëfen si i ndanë aksionet me Behgjet Pacollin për

Biznesmeni nga Kosova Valon Ademi ka dhënë versionin e tij lidhur me konfliktin me Behgjet Pacollin mbi aeroportin e Vlorës, që tashmë është edhe çështje juridike.

“E kam pyetur Pacollin a ke ndërtuar ndonjë aeroport, po Valon më tha si jo. OK i thashë bacë. Jam duke menduar për të aplikuar në një tender për aeroportin e Vlorës, nëse ke interes, mund të aplikojmë bashkë. Nuk u bë shumë ky muhabet, të nesërmen vendosim në kontakt stafet tona dhe ata shkëmbejnë dokumentacionin për të parë a i përmbushim kriteret.

Ndoshta pas një jave, më fton dhe më thotë, a aplikojmë bashkë në atë tender. I thashë po, absolutisht! I thashë a mund të sigurojmë një kredi, si e ke menduar bacë i thashë, tha 50/50. I thashë jo ti 51 unë 49”, - tregoi Ademi në një intervistë në emisionin “Opinion”.

Sipas Ademit, u kuptuar se asnjëra prej kompanive nuk i plotësonte kriteret për operimin e aeroportit.

“Nga refuzimi prej kompanisë franceze, dikush nga stafi i Mabetex, njihet me një nga kompania turke që punonte në Kazakistan, atje ku punon edhe kompania e zotit Pacolli”, - tha Ademi, duke deklaruar me bindje se “kompania turke YDA Group është kërkuar dhe gjetur nga Mabetex”.

“Di që pronari i kësaj kompanie ka ardhur në Tiranë më 11 janar 2021, e di që pjesë e takimit me zotin Pacolli, kanë qenë edhe pjesëtarë të kompanisë time, unë personalisht jo!”, tha ai.

“Më 22 dhjetor 2020, është firmosur marrëveshja që ne do të aplikonim në tender”, rrëfeu Ademi për periudhën para se të nisnin punimet në aeroportin e Vlorës. Ai akuzoi Pacollin se i ka shitur aksionet e veta në një kompani që nuk i dihet pronari dhe këtë e ka kamufluar sikur është një kredi 100 milionë euro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vlorë, zjarr në një banesë

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Isa Boletini” në Vlorës. Bëhet me dije se flakët kanë përshirë katin e dytë të banesës, por fa...

18:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI