Flash

Britney Spears drejt pajtimit me djemtë e saj?

Lapsi.al 13 November 2025
Britney Spears drejt pajtimit me djemtë e saj?

Djemtë e Britney Spears me Kevin Federline po përpiqen të pajtohen me nënën e tyre. Federline zbuloi se Sean Preston, 20 vjeç, dhe Jayden James, 19 vjeç, kanë nisur të punojnë drejt ribashkimit me këngëtaren, gjatë paraqitjes së tij në “Talk Shop Live”.

Teksa promovonte librin e tij autobiografik “You Thought You Knew”, Federline tha se fëmijët “po kërkojnë mënyrën për të rindërtuar lidhjen me mamanë e tyre”.

Ai theksoi se e mbështet plotësisht përpjekjen e tyre: “Ata e duan absolutisht mamanë e tyre. Gjithmonë e kanë dashur dhe gjithmonë do ta duan. Unë kam dashur që ata të kenë një raport me mamanë e tyre, ashtu siç kam unë me timen.”

Edhe pse Federline, 47 vjeç, dhe këngëtarja e hitit “Toxic”, 43 vjeç, nuk kanë folur që prej publikimit të librit në tetor, djemtë kanë rifilluar komunikimin me Spears.

Federline shpjegoi se procesi i shkrimit të librit i shtyu djemtë drejt një hapi për afrimin me nënën.
“Nëse duhet të jem ‘djaloshi i keq’ dhe të gjithë të më urrejnë, në rregull. Do ta bëj këtë që fëmijët e mi të kenë një marrëdhënie me mamanë e tyre,” tha ai.

Britney, nga ana tjetër, e ka kundërshtuar fuqishëm librin, duke e quajtur plot gënjeshtra  që i shkaktojnë vetëm dhimbje.
Ajo reagoi në X në tetor: “Unë do t’i dua gjithmonë fëmijët e mi dhe nëse më njihni vërtet, nuk do t’i kushtoni vëmendje thashethemeve për shëndetin tim mendor dhe pijet. Jam në fakt një grua mjaft inteligjente që ka tentuar të jetojë një jetë të shenjtë dhe private këto 5 vitet e fundit. Po flas për këtë sepse kam duruar mjaft dhe çdo grua e vërtetë do të bënte të njëjtën gjë.”

Në librin e tij, Federline akuzon Spears për përdorim droge dhe dhunë — të cilat këngëtarja i ka mohuar më herët. Kevin fitoi kujdestarinë e djemve në mesin e viteve 2000 pas krizës publike të Spears, e cila më pas u vendos nën kujdestari ligjore për 13 vjet, derisa u hoq në 2021.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI