Flash

Klodiana Lala: Do të ketë akuza të tjera për Belinda Ballukun

Lapsi.al 14 November 2025
Klodiana Lala: Do të ketë akuza të tjera për Belinda

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku prej më shumë se 2 javë është tashmë e pandehur nga SPAK, në lidhje me afera mbi tunelin e Llogarasë, që dyshohet se i ka kushtuar 50 mln dëm buxhetit të shtetit.

Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar se në lidhje me këtë hetim janë sekuestruar dhe deskriptuar disa telefona, ndërsa janë marrë në pyetje më shumë se 140 persona.

“SPAK po vijon hetimet. Balluku tashmë dihet që është nën hetim për miliona eruo dëm buxhetit të shtetit nga tuneli i Llogarasë. Deri tani kemi një heshtje të Ramës dhe mazhorancës.

Dhjetëra kontrolle i janë kryer vartësve të Ballukut dhe njerëzve të besuar të saj. Ka sekuestruar telefona dhe ka mbledhur dokumente të tenderave me rrugët dhe afera që shkojnë në miliona euro. Ka një hetim instensiv ku mund të dalin prova të reja. Në të ardhmen mund të ketë edhe akuza të reja në lidhje me të.

Janë disa telefona që janë deskriptuar. Disa telefona të Berberit, në asnjë rast provat nuk dalin menjëherë. Kanë dalë disa detaje kryesore, por kur të shkojë dosja për hetim aty do të zbardhen të gjitha, në këtë proces janë pyetur 140 persona dhe mund të jenë duke u marrë edhe të tjerë në pyetje”, - tha ajo.

Të këshilluara

Connect Albania Forum

Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit digjital dhe më 19 Nëntor kjo energji do të kulmojë në “Connect Albania 2025”, forumi më ambicioz rajona...

19:38

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI