Flash

28 miliardë euro për “Mburojën e Akilit”, Greqia armatoset rëndë nga Izraeli

Lapsi.al 15 November 2025
28 miliardë euro për “Mburojën e Akilit”, Greqia

Greqia është në bisedime me Izraelin për të blerë sisteme të përparuara raketash që do të përdoren për të ngritur një kupolë mbrojtëse ajrore.

Reuters duke ju referuar dy zyrtarëve me njohuri për planin raporton se marrëveshja, e cila është në proces negociatash, është pjesë e një plani për të modernizuar Forcat e Armatosura Greke, duke u fokusuar tek mbrojtja ajrore evendit.

Athina ka njoftuar se do të shpenzojë rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për të përmirësuar aftësitë e saj mbrojtëse, ndërsa rimëkëmbet nga një krizë borxhi e viteve 2009-2018 dhe përpiqet të konkurrojë me rivalin e saj historik në Egje, Turqinë.

Sipas marrëveshjes, rreth tre miliardë euro do të drejtohen për krijimin e një sistemi shumështresor anti-ajror, i cili do të quhet "Mburoja e Akilit" dhe do të jetë në gjendje të përballojë sulmet me dronë.

Në të njëjtën kohë, Athina planifikon të blejë avionë luftarakë të rinj të fshehtë, fregata dhe nëndetëse nga SHBA-ja dhe Evropa.

Zyrtarët zbuluan se Greqia synon të blejë 36 sisteme artilerie PULS dhe sisteme anti-ajrore për "Akilin".

Negociatat me Izraelin do të intensifikohen muajin e ardhshëm, tha një nga zyrtarët për Reuters , duke shtuar se kompanitë greke do të ndërmarrin rreth 25% të projektit.

Vlera e 36 sistemeve të artilerisë PULS, të prodhuara nga kompania izraelite Elbit, është 650 milionë euro. Sistemet do të përdoren për të mbrojtur kufirin lindor të Greqisë me Turqinë.

Zyrtari i dytë konfirmoi për Reuters se negociatat për blerjen e sistemeve të artilerisë dhe anti-ajrore janë duke u zhvilluar. Ministria izraelite e Mbrojtjes, megjithatë, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.

Greqia, e cila tashmë përdor sistemet Patriot të prodhuara në SHBA për mbrojtjen ajrore, dëshiron të zëvendësojë sistemet e vjetra ruse OSA, TOR-M1 dhe S-300.

Në vitin 2024, vendi kishte shprehur interes për të blerë sisteme moderne anti-ajrore dhe artilerie nga Izraeli, por operacionet e saj ushtarake në Gaza i shtynë diskutimet.

Të këshilluara

Si do të jetë moti në fundjavë

Këtë të shtunë, 15 Nëntor, moti në Shqipëri parashikohet i kthjellët. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat do ...

08:04

Shpërthim me tritol në Kamëz

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnatës së të premtes në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz. Raportohet se tritoli është vendosur në pjesën e...

11:30

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI