Flash

Tritoli në Kamëz/ Në pranga edhe Jeton Lami, ish-polici që ruante Ervis Martinajn

Lapsi.al 16 November 2025
Tritoli në Kamëz/ Në pranga edhe Jeton Lami, ish-polici që

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në një lokal në Kamëz, ku policia ka arrestuar tre autorë të dyshuar dhe ka shpallur një tjetër në kërkim. Sipas hetimeve, motivi ishte mosshlyerja e një gjobe prej 500 mijë eurosh.

Në pranga ranë Jeton Lami, ish-oficeri i operacionales i përfshirë më herët në çështjen e shoqërimit të Ervis Martinajt para zhdukjes së tij, si edhe Florin Domi dhe Flogert Mezhika, banues në Kamëz dhe të dyshuar si pjesë e një grupi gjobëvënësish. Në kërkim është shpallur Ervis Lami, 31 vjeç, person me precedentë të rëndë kriminal, i cili u arratis pasi gjatë një kontrolle në janar policia i gjeti një automatik me silenciator.

Pamjet e kamerave tregojnë se një nga autorët, i maskuar si punëtor pastrimi, vendosi lëndën plasëse në fasadën e lokalit dhe u largua me biçikletë. Objekti është në pronësi të Saimir Sinës, rezident në Itali, dhe i dhënë me qira dy kunetërve Klodjan Murati dhe Benard Elezi, të cilët deklaruan se nuk kanë asnjë lidhje me autorët.

Sipas policisë, grupi kriminal i kishte kërkuar pronarit që të mos ua jepte biznesin me qira kunetërve, ndryshe do të duhej të paguante 500 mijë euro. Pas refuzimit, autorët vendosën eksplozivin, që shkaktoi vetëm dëme materiale.

Të dyshuarit akuzohen për “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”.

Të këshilluara

Si do të jetë moti në fundjavë

Këtë të shtunë, 15 Nëntor, moti në Shqipëri parashikohet i kthjellët. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësirat do ...

08:04

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI