Flash

PAMJET/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, shemben disa ndërtesa

Lapsi.al 27 October 2025
PAMJET/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, shemben disa ndërtesa

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi Turqinë këtë mbrëmje. Epiqendra ishte në Balıkesir, por lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll dhe në ishujt e Egjeut.

Tërmeti goditi në orën 22:48 sipas kohës lokale dhe kishte një thellësi prej 5.99 kilometrash.

Kryetari i bashkisë së Sidirgi, e cila ishte më e goditura e tërmetit, tha se disa ndërtesa ishin shembur. Ministri turk i Shëndetësisë tha se për momentin nuk kishte raportime për viktima ose të lënduar.

Ndërsa, Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya i tha CNN Türk se bëhej fjalë për 3 ndërtesa dhe 1 dyqan që ishin shkatërruar. Yerlikaya tha gjithashtu se nuk kishte të dhëna për viktima.

"Të gjitha ekipet tona filluan menjëherë të kryenin hetime në vendngjarje. U shpreh urimet e mia më të mira qytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti", - u shpreh Yerlikaya.

Tërmeti është ndjerë edhe në Izmir, Kutahya, Yalova, Stamboll, Manisa, Usak, Aydin, Eskişehir, Sakarya, Yalova dhe Tekirdag. Tashmë po regjistrohen edhe lëkundje pasuese, ku më e madhja deri më tani ka qenë 4.2 ballë të shkallës Rihter. Menjëherë pas tërmetit të fortë, dhjetëra qytetarë dolën në rrugë.

LAJM I FUNDIT: Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë në Balıkesir u ndje edhe në Stamboll, Izmir dhe Bursa.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri gjithashtu një deklaratë në lidhje me tërmetin: "Njësitë tona po kryejnë hetime dhe kontrolle të hollësishme në terren. Ne gjithashtu po e monitorojmë nga afër situatën" – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI